Një grup prej 100 liderësh politikë, humanitarë, artistë dhe studiues i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE), të bëjë më shumë për të mbështetur ligjin ndërkombëtar në Gaza dhe të bëjë përpjekje për të sjellë paqe në Palestinë dhe Izrael.
Në prag të takimit të ministrave të jashtëm të Brukselit gjatë kësaj fundjave, nisma Call4Peace i dërgoi BE-së një letër të hapur në të cilën denoncoi mosreagimin e saj.
“Na vjen thellësisht keq për mungesën e udhëheqjes nga Evropa dhe jemi të shqetësuar nga mosreagimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj dhunës ekstreme në Gaza dhe Izrael”, thuhet në letër.
“Ne denoncojmë tmerret e kryera nga Hamasi mbi Izraelin më 7 tetor, të cilat pasuan me pengje ende të robëruar edhe sot e kësaj dite, si dhe veprimin joproporcional ushtarak nga forcat izraelite, që ka rezultuar në shkatërrim masiv në Gaza dhe një shkallë të paprecedentë të vrasjeve civile në mesin e palestinezëve. Bashkimi Evropian nuk duhet të presë më shumë që të reagojë”./UBTNews/