UBT News

100 mijë vaksina antiCOVID pritet të vijnë të premten në Kosovë

Të premten në Kosovë pritet të vijnë 100 mijë vaksina antiCOVID. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në takimin e sotëm me kryetarët e komunave.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksionimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100 mijë vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksionimit në masë të qytetarëve. Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksionim në platformën e-Kosova, por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksionimit”, thuhet në njoftim.

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka shkuar në mbi 59 mijë./UBTNews

Exit mobile version