Një djalë 9-vjeçar, i cili pësoi lëndime të rënda gjatë festivalit Astroworld më 5 nëntor në Teksas u bë viktima e 10-të e tragjedisë. Ezra Blount ndodhej në koma prej disa ditësh ka vdekur të dielën në spitalin e fëmijëve në Hjuston, konfirmoi avokati i familjes.
9-vjeçari kishte shkuar me prindërit e tij në koncertin e reperit amerikan Travis Scott, ku u shkel nga turma. Prindërit e tij kanë paditur reperin për neglizhencë dhe kanë kërkuar të paktën 1 milion dollarë dëmshpërblim.
Në padi thuhet se fëmija kishte pësuar dëmtime të rënda në tru, veshka dhe mëlçi. Në natën tragjike të spektaklit u shpallën tetë viktima. Viktima e nëntë, studentja 22-vjeçare Bharti Shahani, u konfirmua i vdekur javën e kaluar. /abcnews.al