Muaji korrik sjell një sërë premierash të reja televizive, nga komeditë dhe dramat kriminale deri te adaptimet e romaneve të njohura dhe rikthimet e personazheve të dashur.
“Elle” hap listën me një parathënie të filmit kult Legally Blonde. Seriali ndjek jetën e Elle Woods gjatë viteve të shkollës së mesme, para se të nisej drejt Harvardit. Premiera vjen më 1 korrik në Prime Video.
“Little House on the Prairie” rikthen në ekran historinë e famshme të familjes Ingalls, bazuar në romanet autobiografike të Laura Ingalls Wilder. Seriali nis më 9 korrik në Netflix.
“The Five Star Weekend”, me Jennifer Garner në rolin kryesor, sjell historinë e një autoreje që përballet me humbjen e bashkëshortit dhe organizon një fundjavë me miq nga periudha të ndryshme të jetës së saj.
Në zhanrin kriminal vjen “The Westies”, ku aktori JK Simmons interpreton liderin e një grupi kriminal irlandez në Nju Jorkun e viteve 1980.
“Ride or Die” bashkon Octavia Spencer dhe Hannah Waddingham në një komedi aksioni për dy shoqe që përfshihen në një arrati të rrezikshme nëpër Evropë.
Ndërkohë, “The Hawk” sjell Will Ferrell në rolin e një kampioni golfi që tenton rikthimin në sport pas shumë vitesh.
Fansat e “Heartstopper” do të kenë mundësinë të shohin fundin e historisë së Nick dhe Charlie në episodin final me metrazh të gjatë, “Heartstopper Forever”, që publikohet më 17 korrik.
“Lucky”, me Anya Taylor-Joy, rrëfen historinë e një mashtrueseje që përpiqet t’i shpëtojë mafias pas një grabitjeje të dështuar.
Universi i “The Big Bang Theory” zgjerohet me serialin “Stuart Fails to Save the Universe”, i cili ndjek aventurat fantastiko-shkencore të Stuartit pas një aksidenti që ndryshon realitetin.
Listën e mbyll “Furious”, një thriller me Emmy Rossum në rolin e një agjenteje të FBI-së që ndjek një vrasëse seriale me të cilën ndan një të kaluar të ngjashme.
Këto prodhime pritet të jenë ndër serialet më të ndjekura të muajit korrik në platformat kryesore të transmetimit./A.K/
Burimi: BBC
