UBT News

10 sëmundje që mund të duken si ankth, por nuk janë

Shumë gjendje mjekësore mund të imitojnë simptomat e çrregullimeve të ankthit, gjë që çon shpesh në një diagnozë të pasaktë.

Ankthi përshkruan një ndjenjë të fortë shqetësimi, nervozizmi dhe frike. Çrregullimet e ankthit janë probleme të zakonshme të shëndetit mendor, por ka disa gjendje fizike që shfaqen me simptoma të ngjashme, si:

– Rrahje të shpejta zemre;

-Vështirësi në frymëmarrje;

-Lodhje;

-Marramendje.

Kështu që, është e mundur që dikush të ketë një nga gjendjet më poshtë dhe të diagnostikohet gabimisht me ankth. Po ashtu, është gjithashtu e mundur që ankthi të ekzistojë bashkë me këto sëmundje.

1. Sindroma ortostatike e takikardisë posturale

Një rritje e papritur e rrahjeve të zemrës kur kalon nga pozicioni i shtrirë në këmbë.

Si imiton ankthin: rrahje të shpejta zemre, marramendje, lodhje; shpesh duken si sulme paniku.

Si dallon nga ankthi: Simptomat shkaktohen posaçërisht nga ndërrimi i pozicionit të trupit.

2. Takikardia sinusale e papërshtatshme

Zemra rreh më shpejt se zakonisht, pa shkak të dukshëm.

Si imiton ankthin: rrahje të shpejta zemre janë simptomë e përbashkët.

Si dallon nga ankthi: zemra rreh shpejt edhe në pushim.

3. Endometrioza

Ind i ngjashëm me atë të mitrës rritet jashtë saj, shkakton dhimbje dhe probleme me fertilitetin.

Si imiton ankthin: dhimbja kronike dhe lodhja mund të shkaktojnë stres dhe simptoma ankthi.

Si dallon nga ankthi: simptomat lidhen me ciklin menstrual; dhimbje të forta, cikle të rënda, dhimbje gjatë marrëdhënieve.

4. Sindroma e vezores policistike

Çrregullim hormonal me vezore të mëdha e kiste në sipërfaqe.

Si imiton ankthin: çrregullimet hormonale sjellin ndryshime humori, lodhje dhe irritim.

Si dallon nga ankthi: PCOS shkakton nivele të larta të testosteronit, cikle të parregullta, rritje të qimeve, akne dhe shtim në peshë.

5. Sëmundja inflamatore e zorrëve

Përfshin sëmundjen e Crohn-it dhe kolitin ulçeroz.

Si imiton ankthin: dhimbje barku dhe lodhje që nxisin stres.

Si dallon nga ankthi: diarre kronike, gjak në jashtëqitje, humbje peshe.

6. Hipertiroidizmi

Gjendje ku gjëndra tiroide prodhon tepër hormone.

Si imiton ankthin: rrahje zemre, djersitje, nervozizëm.

Si dallon nga ankthi: Dridhje, humbje peshe pa shkak, ndjeshmëri ndaj nxehtësisë, zmadhim i tiroides.

7. Pamjaftueshmëri e gjëndrave mbiveshkore 

Gjëndat mbiveshkore nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone si kortizoli.

Si imiton ankthin: lodhje, dobësi muskulore, tension i ulët.

Si dallon nga ankthi: uri për kripë, humbje peshe, nxirje e lëkurës (hiperpigmentim).

8. Spondiliti ankilozant

Formë e artritit që prek shpinën, shkakton dhimbje dhe ngurtësi kronike.

Si imiton ankthin: dhimbjet e vazhdueshme dhe lodhja nxisin ankth.

Si dallon nga ankthi: dhimbja përmirësohet me aktivitet, përkeqësohet në pushim.

9. Sëmundja Lyme

Infeksion bakterial nga pickimi i rriqrës.

Si imiton ankthin: lodhje, dhimbje koke, “mjegullim truri”, vështirësi përqendrimi.

Si dallon nga ankthi: shfaqje e skuqjes tipike në formë “syri demi”, dhimbje kyçesh, simptoma gripi.

10. Fibromialgjia

Gjendje kronike me dhimbje të përgjithshme në muskuj dhe lodhje.

Si imiton ankthin: dhimbja dhe lodhja sjellin stres të lartë dhe ankth.

Si dallon nga ankthi: prekje e pikave të ndjeshme në trup, çrregullime gjumi, vështirësi mendore.

 

Exit mobile version