UBT News

10 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 73 pacientë të prekur me COVID-19.

Spitali i Pejës njofton se dy pacientë janë në respirator, 31 pacientë në oksigjeno-terapi, ndërsa dhjetë pacientë në gjendje më të rëndë.

Bëhet e ditur se dy pacientë që po trajtoheshin në këtë spital janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews

Exit mobile version