Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, tha në Twitter se 10 milionë njerëz tani janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë si rezultat i pushtimit të Rusisë – mbi çereku i popullsisë së Ukrainës.
“Në mesin e përgjegjësive të atyre që nxisin luftëra kudo në botë, është dhimbja e shkaktuar ndaj civilëve të cilët detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre. Lufta në Ukrainë është aq shkatërruese sa që 10 milionë persona janë zhvendosur brenda vendit, apo si refugjatë jashtë Ukrainës”, tha ai.
Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt dhe që nga ajo kohë 10 milionë njerëz janë larguar drejt vendeve fqinje. Polonia ka mirëpritur më shumë se dy milionë refugjatë dhe më shumë se gjysmë milioni ukrainas janë larguar për në Rumani./UBTNews/