Një zhvillim i ri ka dalë lidhur me angazhimin ushtarak në kufirin jugor të SHBA-së. Sipas një raporti të BBC-së, qeveria e Donald Trump ka planifikuar dislokimin e deri në 10.000 trupa në kufirin me Meksikën, si pjesë e një veprimi të ri për të goditur emigracionin. Ky plan vjen pas një memorandum të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, datuar më 21 janar, që tregon detajet për këtë strategji.
Fillimisht, ishte raportuar se 1.500 trupa amerikane do të dislokoheshin për të ndihmuar në vendosjen e barrierave kufitare, por një përditësim i fundit ka zbuluar se numri i trupave mund të arrijë deri në 10.000. Këta ushtarë do të mbështesin agjencitë që menaxhojnë kufirin, por nuk do të përfshihen drejtpërdrejt në zbatimin e ligjit, sipas udhëzimeve fillestare.
Ky plan përfshin vendosjen e trupave në dy zona të mëdha, San Diego (Kaliforni) dhe El Paso (Teksas), dhe përfshin gjithashtu përdorimin e bazave të Departamentit të Mbrojtjes si “objekte mbajtjeje” për emigrantët që presin të deportohen. Memorandumi i qeverisë është datuar vetëm një ditë pas inaugurimit të Trump, dhe është pjesë e angazhimit të tij për të forcua masat ndaj emigracionit të paligjshëm, një premtim kyç gjatë fushatës elektorale.
Një nga angazhimet më të forta të Trump-it ka qenë mbyllja e kufirit dhe rritja e zbatimit të ligjit kundër emigracionit të paligjshëm. Ky plan i ri është një vazhdim i strategjive të tij të mëparshme për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të adresuar atë që ai e ka cilësuar si një kërcënim për “sovranitetin e Amerikës”./UBTNews/