Rrjetet sociale dhe vendosja e fjalëkalimeve të sigurta në to mbetën një sfidë në vete. Kjo sepse në botën që po jetojmë sot, është shumë e lehtë nga hakerët të futen në llogaritë tona.
Sipas një studimi nga NordPass lidhur me 200 fjalëkalimet më të zakonshme të vitit 2020, doli se 152.8 milionë fjalëkalime janë shumë të lehta për tu gjetur, madje edhe me hamendësime, ndërsa më pak se 122.9 milionë u cilësuan unike dhe të vështira.
Fjalëkalimi më i përdorur sipas NordPass ka qenë renditja e numrave nga një deri në gjashtë “123456”, i cili është përdorur nga 2.5 milionë përdorues. Variacione të tjera të këtij kombinimi përbëjnë shumicën e listës së 10 fjalëkalimeve më të përdorura.
Fjalëkalimet e lartëpërmendura janë të lehta dhe mund të thyhen për një sekond, madje sipas Notepass fjalëkalimi “123456” është thyer 23.5 milionë herë./UBTNews
The top ten most common passwords of the year
— Morning Brew ☕️ (@MorningBrew) November 19, 2020
h/t @NordPass pic.twitter.com/Xj6lVAfLCF