Muaji mars sjell disa premiera të mëdha në kinema dhe në platformat streaming. Nga rikthimi i historisë së Peaky Blinders në ekranin e madh, deri te animacionet e reja të Pixar dhe aventura fantastiko-shkencore në hapësirë – këta janë filmat që pritet të tërheqin më shumë vëmendje këtë muaj.
1. Peaky Blinders: The Immortal Man
Filmi vazhdon historinë e serialit të famshëm Peaky Blinders. Ngjarja zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Cillian Murphy rikthehet në rolin e Tommy Shelby. Filmi përfshin edhe aktorë si Rebecca Ferguson, Tim Roth dhe Barry Keoghan.
Premiera: 6 mars në kinema dhe 20 mars në Netflix.
Premiera: 6 mars në kinema dhe 20 mars në Netflix.
2. Hoppers
Filmi i ri i animuar nga Pixar ndjek historinë e një vajze që fut mendjen e saj në trupin e një kastori robotik për të komunikuar me kafshët. Një histori argëtuese që kombinon humorin me një mesazh për mbrojtjen e natyrës.
3. The Good Boy
Një thriller i errët me humor të zi nga regjisori Jan Komasa. Një çift i interpretuar nga Stephen Graham dhe Andrea Riseborough rrëmben një 19-vjeçar problematik dhe përpiqet ta “edukojë” me metoda ekstreme.
4. The Bride!
Regjisorja Maggie Gyllenhaal sjell një version të ri të frymëzuar nga The Bride of Frankenstein. Jessie Buckley luan një grua të ringjallur në Çikagon e viteve 1930, ndërsa Christian Bale është krijesa që e rikthen në jetë.
5. Saipan
Film sportiv i bazuar në historinë reale të konfliktit mes futbollistit Roy Keane dhe trajnerit Mick McCarthy para Kupës së Botës 2002. Një dramë me humor që shkon përtej futbollit.
6. Reminders of Him
Adaptim i romanit romantik të autores bestseller Colleen Hoover. Maika Monroe luan një grua që pas daljes nga burgu përpiqet të rindërtojë jetën dhe të ribashkohet me vajzën e saj.
7. Marc by Sofia
Një dokumentar nga regjisorja Sofia Coppola për stilistin legjendar Marc Jacobs. Filmi tregon procesin kreativ pas koleksionit të tij të modës dhe jetën në industrinë e modës.
8. Ready or Not 2: Here I Come
Vazhdimi i horror-komedisë së vitit 2019 Ready or Not. Samara Weaving rikthehet si Grace, e cila edhe një herë duhet të përballet me familje të pasura që adhurojnë forca të errëta.
9. Project Hail Mary
Bazuar në romanin e Andy Weir, autor i The Martian. Ryan Gosling luan një shkencëtar që dërgohet në hapësirë për të shpëtuar Tokën nga një fenomen misterioz që po zbeh dritën e Diellit.
10. Alpha
Drama e re nga regjisorja franceze Julia Ducournau, e njohur për filmat Titane dhe Raw. Historia ndjek një vajzë 13-vjeçare në një botë ku një virus i çuditshëm i shndërron njerëzit në gur.
Marrë dhe përshtatur nga BBC
