Sot pothuajse në të gjithë botën shënohet Dita e Gënjeshtrave.
Dita e Rrenave, që festohet më 1 Prill, është një zakon i vjetër që përfshin shaka dhe gënjeshtra të vogla. Origjina e saj nuk dihet me saktësi, por teoria më e besueshme e lidh këtë ditë me fundin e shekullit të 16-të, kur Papa Gregori XIII propozoi kalendarin gregorian.
Me kalendarin e ri, 1 janari u bë fillimi i vitit, duke zëvendësuar fillimin e vitit në fund të marsit sipas kalendarit julian. Franca ishte vendi i parë që e pranoi dhe e zbatoi këtë ndryshim.
Megjithatë, disa njerëz nuk e kuptuan ose nuk pranuan kalendarin e ri dhe vazhduan të kremtonin Vitin e Ri më 1 Prill. Ata që ndoqën kalendarin gregorian filluan t’i tallnin këta individë, duke i konsideruar budallenj. Kështu lindi tradita e Ditës së Gënjeshtrave më 1 Prill.
