Në Kinë janë administruar 1 miliard vaksina kundër COVID-19, një moment historik. Në total 1 miliard e 10 milionë e 489 janë dhënë deri të shtunën.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se 100 milionë doza janë dhënë në pesë ditët e fundit, përfshirë edhe të shtunën. Kina arriti 1 milion vaksinime kundër COVID-19 më 27 mars – dy javë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ritmi u rrit ndjeshëm në maj, me më shumë se 500 milionë doza të dhëna muajin e kaluar.
Në Kinë ka filluar edhe vaksinimi i personave nën 18 vjeç, ku adoleshentët po vaksinohen me Sinopharm dhe Sinovac./UBTNews