UBT News

1 mijë e 997 kilometra rrugë me biçikletë

Ahmet Shala, një i pasionuar pas çiklizimit vendosi që 1 mijë e 997 kilometra rrugë nga Gjermania për në Kosovë t’i bëjë me biçikletë. Ai ka bërë 28 ditë rrugë nga Gjermania deri në Pejë.

I pari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri zhvilloi një takim me të dhe e përgëzoi për këtë iniciativë.

“Ahmet Shala arriti dje në Kosovë, dhe më nderoi tejmase me vizitën e tij të veçantë! Ka udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë me biçikletë për 28 ditë rrugë, në total 1997 kilometra! Kaloi nëpër: Karlsruhe, Ulm, Augsburg, München, Linz, Wien, Graz, Zagreb, Split, Dubrovnik, Budva, Podgorica, Vermosh dhe në fund arriti në Pejë, Kosovë. E përgëzoj duke e falenderuar për vizitën dhe i uroj shumë suksese në vazhdim!”, shkroi Muhaxheri në Facebook./UBTNews

Exit mobile version