UBT News

1 mijë e 853 raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve. Sipas IKSHPK-së, gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%.

Në Kosovë numri total i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në 15 mijë e 142 nga 62 mijë e 607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë e 674, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 853./UBTNews

Exit mobile version