Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Sipas IKSHPK-së, gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%.
Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 208 raste nga 63 mijë e 110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë e 815, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 778./UBTNews