UBT News

1 mijë e 770 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 1 mijë e 770 raste aktive me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 17 mijë e 263 nga 82 mijë e 678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 mijë e 836./UBTNews

Exit mobile version