Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha të shtunën se 700 trupa ukrainase dhe mbi 1 mijë civilë – më shumë se gjysma femra – po mbahen peng nga rusët.
Vereshchuk tha se Kievi synon të shkëmbejë ushtarët e robëruar, pasi Ukraina mban pothuajse të njëjtin numër trupash ruse, por kërkoi nga Rusia të lirojë civilët “pa asnjë kusht”./UBTNews/