Numri i serbëve të Kosovës që i kanë ndërruar targat nga ato ilegale në RKS ka shkuar në 1 mijë e 467.
Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se kjo shifër ka qenë deri dje.
Ditëve të fundit është vërejtur interesim i madh i qytetarëve të komunitetit serb për t’i ndërruar targat e veturave nga ato ilegale në ato legale, RKS.
Kujtojmë se më 30 tetor Qeveria ka vendosur për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e veturave, ku kësaj shtyrje i ka paraprirë kërkesa e drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar MPB-së.
Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe si “KM”, “PR”, “PZ” e të tjera do të jetë deri më 1 dhjetor.