Të paktën 1 mijë e 354 persona janë vrarë dhe 6 mijë e 49 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza që nga e shtuna, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.
Kriza humanitare po përhapet shpejt në enklavë. OKB-ja tha të enjten se mbi 330 mijë persona janë zhvendosur brenda Gazës qëkur Izraeli nisi bombardimin./UBTNews/