UBT News

1 mijë e 324 raste të racizmit antiislam në Austri gjatë vitit 2022

Raportohet se vitin e kaluar Austria regjistroi 1 mijë e 324 incidente në lidhje me racizmin antimysliman dhe islamofobinë, sipas Raportit mbi Racizmin Antimysliman për vitin 2022.

Referuar një raporti të publikuar nga Qendra Austriake e Dokumentacionit dhe Këshillimit për Myslimanët, shumica e sulmeve kanë ndodhur në platforma digjitale.

Raporti theksonte se 15.2 për qind e të ekspozuarve ndaj racizmit antimysliman, sulmeve verbale dhe fizike ishin burra, ndërsa dy herë më shumë, 40.2 për qind ishin gra.

Rreth 92 për qind e sulmeve në platformat digjitale ishin gjuhë urrejtjeje kundër Islamit dhe myslimanëve, ndërsa pesë për qind ishin nxitje.

Ndërsa 81.6 për qind e sulmeve u regjistruan në platformat online, 38.9 për qind ndodhën në fusha të ndryshme të jetës shoqërore në Austri, ku jetojnë rreth 700 mijë myslimanë.

Numri më i madh i incidenteve raciste është regjistruar në kryeqytetin e Vjenës.

Selime Ture nga Qendra për Dokumentim dhe Këshillim tha se racizmi antimysliman po bëhet “normal” në Austri.

Siç tha ajo, disa “të ashtuquajtura studime akademike” nga institucionet e njëanshme luajnë një rol kyç në këtë trend në rritje.

Toure shtoi se njohja e problemit të islamofobisë është shumë e nevojshme, sepse ajo mohohet në politikën austriake./Albinfo.ch

Exit mobile version