UBT News

1 mijë e 246 raste të reja me COVID-19 në Skoci

Gjatë 24 orëve të fundit në Skoci u raportuan gjashtë raste të vdekjeve nga COVID-19, njoftoi kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon. Numri total i viktimave si pasojë e COVID-19 në Skoci ka shkuar në 2 mijë e 544.

Sturgeon njoftoi se janë regjistruar 1 mijë e 246 raste të reja – një tjetër rekord ditor. Numri total i rasteve me COVId-19 në Skoci ka shkuar në 37 mijë e 33./UBTNews

Exit mobile version