UBT News

1 mijë e 200 trupa ende të paidentifikuar në Ukrainë, thotë shefi i policisë

Rreth 1 mijë e 200 trupa të gjetur në Ukrainë nuk janë identifikuar ende – përfshirë edhe disa që u zbuluan në varre masive në vijën e frontit. Lajmi u publikua së pari nga Agjencia e Lajmeve Interfax, duke cituar kreun e Policisë Kombëtare të Ukrainës, Ihor Klymenko.

Klymenko deklaroi se procedimet penale janë hapur në lidhje me vdekjen e më shumë se 12 mijë njerëzve që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në muajin shkurt. Ai tha se 75% e të vrarëve janë burra, 2% fëmijë dhe pjesa tjetër gra.

Në rajonin e Kievit, raportohet se janë vrarë 1 mijë e 500 civilë. Klymenko i tha agjencisë së lajmeve se 116 trupa u gjetën në një varr masiv të vetëm në qytetin e Bucha, ku janë raportuar mizori. Ai shtoi se shumica e tyre s’janë identifikuar ende./UBTNews/

Exit mobile version