UBT News

1 infermier për 26 deri në 30 pacientë

Infermierët dhe mamitë në Kosovë paralajmërojnë protesta dhe grevë urie nëse nuk merret parasysh testi i shpejtë, si dëshmi nëse janë të infektuar apo jo.

Nënkryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës Enlirat Duraku deklaroi se vendimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik se me test pozitiv të shpejtë mund të punosh, është i gabuar.

Ai tha se presin një përgjigje zyrtare nga ky institucion, pasi është e rrezikshme që të punosh i infektuar në spital.

Z. Duraku tregoi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë, janë mbi 180 infermierë të infektuar me COVID.

Sipas tij ka 1 infermier për 26 deri në 30 pacientë.

Exit mobile version