Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se deri tani 1,5 milion vaksina Anti-COVID janë administruar në Kosovë.
Sipas MSH-së, asgjë nuk ka mbaruar akoma, andaj vaksina është mbrojtja më e mirë që kemi.
“Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj”, thuhet tutje nga kjo ministri.
Shkrimi i plotë:
Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar.
Është mbrojtja më e mirë që kemi. Asgjë nuk ka mbaruar akoma.
Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj.
Rezervo SOT terminin tënd në eKosova.