UBT News

​Zyrtare, Ronaldo lojtar i Manchester United, këto janë fjalët e para të portugezit

Manchester United edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar më portugezin Cristiano Ronaldo që njëherit shënon edhe rikthimin e tij në “Old Trafford”.

Ish-lojtari i Juventusit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Djajtë e Kuq” me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Cristiano, fitues pesë herë i Topit të Artë, deri më tani ka fituar mbi 30 trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij, duke përfshirë pesë tituj të UEFA Champions League, katër Kupa Botërore të Klubeve, shtatë tituj ligash në Angli, Spanjë dhe Itali, dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë.

Cristiano është lojtari i parë që fiton ligat në tre vende të ndryshme, ai ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë në sezonin e kaluar në Serie A dhe fitoi këpucën e artë në Kampionatin Evropian të këtij viti. Në aventurën e tij të parë për Manchester United, ai shënoi 118 gola në 292 ndeshje.

Me rastin ë nënshkrimit të kontratës, Ronaldo tha se United ka një vend special në zëmrën e tij dhe se mezi pret që të luajë në stadiumin “Old Trafford”.

“Manchester United është një klub që ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, dhe unë kam marr shumë mesazh që prej se u njoftua rikthimi im këtu. Mezi pres të luajë në “Old Trafford” para një stadiumi plot me tifozë. Mezi pres të bashkohem me ekipin pas ndeshjeve ndërkombëtare dhe shpresoj që të kemi një sezon shumë të suksesshëm përpara”, deklaroi ai.

Exit mobile version