Ministria e Arsimit ka marrë vendim që java e ardhshme të jetë pushim për të gjitha shkollat e Kosovës. Sipas njoftimit nga MASh-i, kjo periudhë do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore.
“Sot kam nënshkruar vendimin që pushimi pranveror të realizohet me 6-8 prill, pra përfshirë ditët e pushimit, mësimi do të rifillojë. Uroj që ky pushim të ndikojë në ruajtjen e shëndetit publik, uljen e rasteve të reja të infektimit me COVID/19, në mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve dhe prindërve të tyre, mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla. Kjo periudhë do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore”, thuhet në njoftim.
MASh-i njofton mësimdhënësit dhe udhëheqësit në shkolla do të reflektojnë dhe analizojnë punën e tyre në periudhën e parë dhe të dytë, ashtu si dhe do të pregatiten për përfundimin sa më të suksesshëm të vitit shkollor./UBTNews