Qeveria zvicerane vendosi sot t’i bashkohet paketës së tetë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Masat e reja, siç u njoftua pas seancës së qeverisë, do të hyjnë në fuqi sonte në orën 18.00.
Ministria e Ekonomisë, Arsimit dhe Shkencës mori përsipër ndryshimin e sanksioneve dhe shtoi në listë edhe 30 persona dhe organizata të tjera.
U morën masa të tjera, si vendosja e një tavani për çmimin e gazit dhe naftës ruse, kufizimet për produktet e çelikut dhe hekurit, pjesët për industrinë e aviacionit, si dhe programi hapësinor.
Masat e reja parashikojnë ndalimin e ofrimit të shërbimeve për qeverinë dhe kompanitë ruse.
Përveç bashkimit me sanksionet e reja të BE-së, qeveria zvicerane lëshoi gjithashtu një embargo armësh, e cila vlen jo vetëm për Rusinë, por edhe, për shkak të neutralitetit të vendit, për Ukrainën.