UBT News

​Zjarret në Maui, numri i viktimave shkon në 93

Ekuipazhet në Mauin perëndimor po vazhdojnë punën tronditëse të shoshitjes së hirit të atyre që dikur ishin shtëpi dhe monumente të cilat tani janë të zhdukura nga zjarri më vdekjeprurës në SHBA në më shumë se 100 vjet – dhe numri i të vdekurve është rritur.

Deri më tani, të paktën 93 viktima janë konfirmuar nga zjarret dhe ka ende njerëz të pagjetur.

Shkatërrimi është ajo që ka mbetur pasi zjarret e shumta, të njëkohshme të egra filluan të përhapen në mënyrë të çrregullt të martën, duke përfshirë papritur shtëpitë dhe duke detyruar zhvendosjen e mijëra personave.

“Kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore që kemi përjetuar ndonjëherë”, tha guvernatori i Hawaii-t Josh Green në një konferencë shtypi të shtunën mbrëma.

“Do të jetë gjithashtu një fatkeqësi natyrore që do të marrë kohë të pabesueshme për t’u rikuperuar”.

Ndërsa Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave më herët të shtunën tha se nuk është ende koha të caktohet një shumë e përafërt në dollarë për dëmin e bërë në Maui, mirëpo guvernatori vlerësoi se “humbjet i afrohen 6 miliardë dollarëve”.

Edhe pse autoritetet vlerësojnë humbjet dhe po punohet për identifikimin e të humburve, lufta me zjarr nuk ka të ndalur.

Ndërsa zjarrfikësit kanë bërë përparim kundër tre zjarreve më të mëdha, zjarri vdekjeprurës në Lahaina nuk është ende plotësisht nën kontroll, tha shefi i zjarrfikësve të qarkut Maui, Brad Ventura.

Exit mobile version