UBT News

​Zhvillimet në veri, Presidenca: BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit

Shefi i kabinetit të Presidencës Blerim Vela ka deklaruar sot Bashkimi Evropian duhet të sanksionojë veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas zhvillimeve të fundit nga serbët lokalë në veri.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Vladimir Putin për veprimet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës.

Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për të destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian. Është koha që BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar ai.

Exit mobile version