UBT News

​Zhduket vajza 13-vjeçare në Gjilan, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kërkon ndihmën e qytetarëve me qëllim gjetjes së një vajze të raportuar si e zhdukur.

Në njoftim thuhet se 13-vjeçarja me inicialet A.I., shtetase kosovare, ka adresë të banimit Gjilanin, por nuk jepen më shumë detaje lidhur me rastin.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Exit mobile version