Një vajzë është zhdukur në Komoran të Drenasit që nga 27 janari. I ati i tij ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia pasditen e 27 janarit dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.