Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është zhdukur në Podujevë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së dielës kur një person ka njoftuar se viktima me shtetësi kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin ndërsa për këtë është informuar edhe prokurori.