Në fshatin Bradash të Podujevës është zhdukur një 13-vjeçare. Rastin e ka raportuar në Polici babai i viktimës. Babai i saj ka treguar se vajza u lagua nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndërsa, nga Policia e Kosovës thonë se rasti po vazhdon të hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovare ka raportuar se vajza e tij e moshës 13 vjeçare kishte dalë nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./UBTNews