UBT News

​Zgjedhjet në veri, miratohen vetëm 19 qendra votimi

Vetëm 19 qendra të votimit pritet të hapen në zgjedhjet në katër komunat veriore më 23 prill, ku 13 prej tyre pritet të jenë qendra alternative. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Kryesuesi i Këshillit për Operacione Zgjedhore, Arianit Elashani tha se ky vendim ka dal pas vlerësimeve të organeve të sigurisë dhe Komisioneve komunale Zgjedhore për zgjedhjet në katër komunat veriore. Ai tha se qendrat alternative të votimit do të jenë kontejnerë.

Exit mobile version