Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, janë parë duke shkuar në takim me ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Zeqiri dhe Peci vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Takimi me Hovenierin po mbahet në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë ndërkombëtar.
Ndërkohë, edhe nuk janë parë që kanë hyrë kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.