Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti tashmë ka pranuar shtetësinë e Kosovës dhe që patjetër duhet të dialogojë me Serbinë. Mirëpo, ai ka theksuar se Kurti nuk mund të fshehë deklarimet që ka pasur në kohën kur ishte në opozitë.
Gjatë seancës për dialogun, Zemaj në foltoren e Kuvendit të Kosovës e ka përfunduar me një fjalë të urtë popullore, derisa ka shtuar se Serbia është po ajo që ka qenë para dy dekadave.
“Thonë ujku donë mjegull, por pse Albini po e donë këtë, mund ta kuptojmë vetëm pas takimit të së martës, të cilin prapë nuk e tha a do të takohet apo nuk do të takohet me Vuçiq”, ka thënë ai.