Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se ministria që ai e drejton ka bërë të gjitha përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve. Ai gjatë takimit të komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, tha se janë angazhuar maksimalisht në luftën kundër virusit.
“MSh bashkë me institutin ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për vaksinim. Jemi të angazhuar me partnerët tanë, dhe me prodhuesit për të siguruar vaksinimin. Qeveria e Kosovës ka paraparë 40 milionë euro për vaksinat anti-Covid për vitin 2021, ndërsa vaksinat do të jepen falas për qytetarët”, tha ai.
Sipas tij, Kosova është shembull në rajon, sa i përket menaxhimit me pandeminë.
“Ne kemi bërë më shumë sesa i gjithë rajoni. Kemi qenë dhe mbetemi shembull për menaxhimin e pandemisë. Derisa nuk jemi pjesë e OBSh ne nuk jemi fajtor që nuk arrijnë vaksina tek ne. Ne kemi bërë më shumë sesa i gjithë rajoni. Kemi qenë dhe mbetemi shembull për menaxhimin e pandemisë. Derisa nuk jemi pjesë e OBSh, ne nuk jemi fajtor që nuk arrinë vaksina tek ne”, tha ai.
Drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani tha se janë të gatshëm të fillojnë me vaksinimin sapo këto të fundit të arrijnë në vend.
“Ne kemi arritur që të perëndojmë epininë në shkolla. Ne duhet të vazhdojmë të ruajmë sistemin shëndetësor. Posa të arrijë vaksina të fillojmë me vaksinimin e qytetarëve”, tha ai.
Ndërsa, drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani, bëri të ditur se në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 632 pacientë të shtrirë si rezultat i infektimit me virusin Covid-19. Ai tha se momentalisht situata me pandeminë është e menaxhueshme.
“437 persona të hospitalizuar janë me oksigjenoterapi, të intubuar pesë dhe momentalisht 90 përqind të shtretërve janë të shfrytëzuar”, tha ai.
Drejtori i Policisë të Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se kanë arritur t’iu përshtaten kushteve të punës.
“Gjatë kësaj faze ka aktivizuar operacionin anticovid duke kryer si bllokimi zonave, mbyllja e lokaleve. 506 raste janë mbyllur lokale të ndryshme. Vetëm sot i 126 pjesëtarë të hospitaluzar. 16 pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë arritur t’ia dalin me sukses ballafaqimit me pandeminë”, tha ai.
Qeveria në detyrë e Kosovës dje ka vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta antiCOVID.