Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vizitoi sot Bakhmutin, njoftoi zëvendësministrja e Mbrojtjes, Ana Malyar.
Ajo tha se Zelensky u takua me ushtarët dhe u dha çmime më të mirëve, raporton Interfax Ukraine.
Bakhmut, një qytet në Ukrainën lindore, kohët e fundit ka qenë skena e luftimeve më të ashpra midis forcave ruse dhe ukrainase.