Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ka “kompromise” që Ukraina nuk mund t’i bëjë në negociatat me Putinin.
Zelensky duke folur për CNN mbi kërkesat ruse – duke përfshirë që ata pranojnë se Krimea është pjesë e Rusisë, dy republikat në Donbas janë republika të pavarura dhe garantojnë se Ukraina nuk do të jetë kurrë anëtare e NATO-s, ai tha se ka kompromise për të cilat nuk mund të jenë gati si shtet i pavarur.
“Çdo kompromis lidhur me integritetin tonë territorial dhe sovranitetin tonë dhe populli ukrainas ka folur për këtë, ata nuk i kanë përshëndetur ushtarët rusë me një tufë lulesh, ata i kanë përshëndetur me trimëri, ata i kanë përshëndetur me armë në duar”, tha Zelensky.
Ai shtoi se Rusia nuk mund të marrë favore ndaj qytetarëve të një vendi tjetër me forcë.
“Nuk mund të bësh një president të një vendi tjetër që të njohë diçka me përdorimin e forcës”, tha ai.
Në intervistën e tij Zelensky tha se është i gatshëm të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse ndonjë përpjekje për negociata dështon, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në “një Luftë të tretë botërore”.
“Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vjetët e fundit. Dhe unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte”, tha Zelensky.