Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “në total pothuajse 35 mijë njerëz u shpëtuan” përmes korridoreve humanitare të krijuara të mërkurën.
“Sot ne ishim në gjendje të organizonim tre korridore humanitare: nga qyteti i Sumy, nga qyteti i Kievit dhe rajoni i Kievit, dhe nga Enerhodar”, tha ai duke shtuar se përpjekjet do të vazhdojnë të enjten.
Zelensky tha se autoritetet ukrainase po përgatisnin gjashtë korridore humanitare për të larguar njerëzit nga zonat e sulmuara nga forcat ruse.
“Ne po lutemi që të mund të evakuojmë njerëzit nga Mariupol, nga Izium, nga Volnovakha, etj. për të evakuuar në vendet e sigurta të Ukrainës së lirë. Dhe jam i sigurt se çdo ukrainas që i njeh këta njerëz kanë nevojë për ndihmë, do të sigurohet që këta njerëz të ndihen të kujdesshëm”, tha ai.
Ndërsa disa rrugë ishin të suksesshme në evakuimin e njerëzve drejt sigurisë, të tjerat duhej të braktiseshin, raporton CNN. Mëngjesin e 24 shkurtit, Ukraina u sulmua nga Rusia.