UBT News

​Zelensky e Johnson bisedojnë për ndihmën e mëtejshme për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se ka biseduar sot në telefon me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe e ka informuar për rezistencën ndaj agresorit rus dhe ndihmën e mëtejshme perëndimore për ushtrinë ukrainase.

“Kam vazhduar dialogun me kryeministrin Boris Johnson. E informova për rezistencën ndaj agresorit. Terrorizmi bërthamor dhe krimet e luftës të Rusisë u dënuan, dhe ne diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm drejt forcimit të sanksioneve kundër Rusisë”, shkroi Zelensky në Twitter.

Zyra e kryeministrit britanik Johnson thekson se kryeministri britanik i tha Zelenskyt se duhet të vazhdojë të punojë me aleatët ndërkombëtarë, në mënyrë që Ukraina të pajiset edhe më mirë me armë mbrojtëse.

“Udhëheqësit diskutuan nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe kryeministri premtoi të punojë me partnerët për t’i siguruar Kievit pajisje të mëtejshme mbrojtëse”, tha kabineti i Johnson.

Exit mobile version