UBT News

​Zelensky do të marrë pjesë personalisht në samitin e G7-ës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë në Japoni këtë fundjavë për të marrë pjesë personalisht në një takim të liderëve të G7-ës.

Derisa ishte konfirmuar se Zelensky do të shfaqej në samit përmes një lidhjeje ‘online’, ky udhëtim i tij ka ardhur si befasi, shkruan Sky News.

Udhëheqësit e G7-ës pritet të shpallin sanksione të shtrënguara ndaj Rusisë dhe të debatojnë strategjinë për luftën gjatë samitit treditor, i cili fillon sot.

Në të marrin pjesë liderë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe ShBA.

Exit mobile version