Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilluan një telefonatë 40-minutëshe, ku diskutuan sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes së ShBA për Ukrainën.
Pas takimit, Zelensky shkroi në Twitter se të dy diskutuan “forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës”. Nuk u zbuluan detaje të mëtejshme të thirrjes.