Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi sot se Belgjika do të dërgojë armë në Ukrainë – 3000 mitraloz dhe 200 granatahedhës antitank.
“Përveç marrëveshjeve të djeshme, Belgjika po na dërgon edhe 3000 mitraloz të tjerë dhe 200 granatahedhës antitank. Faleminderit kryeministër Alexander de Croo për udhëheqjen tuaj”, ka shkruar ai në Twitter.
Sot gjatë ditësh, kryeministri belg, Alexander de Croo ka shkruar në Twitter se Ukraina ka të drejtë të mbrohet kundër pushtimit rus dhe se kjo është arsyeja pse Belgjika do të ofrojë 3000 armë automatike shtesë dhe 200 armë antitank.