Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi u shpreh se disa urdhëresa që janë vendosur kohëve të fundit e që kryesisht kanë të bëjnë me stafin infermieror, i mbrojnë këta profesionistë shëndetësorë.
Zejnullahu-Raçi tha se këto urdhëresa synojnë që mjekun dhe infermierin ta sjellin më afër pacientit. Këto komente ajo i bëri pas takimit që zhvilloi me deputetët e Komisionit për Shëndetësi me onkologët në Klinikën e Onkologjisë.
“Është një keqkuptim që është bërë sepse në rregullat e punës për trajtim të pacientëve ka më shumë rregulla për mjekët e kjo asnjëherë nuk është bërë mediatike….Jam ajo që e di se si funksionon çdo pore edhe ajo çka duhet dhe është dashur që ne mjekët dhe infermierët me qenë me pacientin, ky është qëllimi im, dhe e dyta çka i mbron shumë infermierët me këto lista që duhet me u shënu”, theksoi Zejnullahu-Raçi.
Lidhur me sulmin e para 3 ditëve të infermierit në Klinikën e Onkologjisë, u.d e drejtorit të ShSKUK-së u shpreh se i dënon rastet e tilla të dhunës, dhe fton të gjithë profesionistët shëndetësor që raste ti raportojnë në Polici.
“Për rastin nuk kemi qenë menjëherë të lajmëruar por janë duke u marr organet e rendit…. Ndonjëherë më të sulmuar janë stafi sesa që ndodh të sulmohet pacienti apo familjari pse po e them këtë asnjëherë stafi ynë nuk ngutet me thirr policinë që është gabim, bile inkurajoj që nëse sulmohen infermierët dhe mjekët në vendin e punës menjëherë ta lajmërojnë rastin në polici…13’46 E dënoj në parim çfarëdo dhune edhe sulmin e familjarëve ndaj infermierëve çfarëdo, por inkurajoj të gjithë stafin tim në kuadër të ShSKUK-së që në momentin që ndihen të kërcënuar apo të sulmuar mos të hezitojnë ta lajmërojnë rastin sepse kjo ndikon edhe në vetëdijësimin e qytetarëve në përgjithësi që duhet të jenë korrekt ndaj personelit shëndetësor”, tha ajo.
E u.d i drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi tha se me rastin e sulmit të infermierit në këtë Klinikë me kohë janë njoftuar organet e rendit.