UBT News

​Zbulohet emri i kryeqytetit të ri të Indonezisë

Indonezia e ka quajtur kryeqytetin e saj të ri Nusantara, ndërsa ligjvënësit miratuan zhvendosjen nga Xhakarta në Kalimantan, një zonë e mbuluar nga xhungla në lindje të ishullit Borneo.

Sri Mulyani, ministri i Financave i Indonezisë, tha në një konferencë për shtyp të martën se do të ketë pesë faza të zhvillimit në kryeqytetin e ri.

“Faza e parë pritet të fillojë në vitin 2022 dhe të zgjasë deri në vitin 2024, me zhvillimin që pritet të zgjasë deri në vitin 2045”, tha Monoarfa.

Ideja e ndërtimit të një kryeqyteti të ri në Borneo u propozua për herë të parë në vitin 2019, pasi që kryeqyteti aktual po fundoset.

Xhakarta është mbipopulluar, e ndotur dhe po fundoset në një shkallë alarmante për shkak të nxjerrjes së tepërt të ujërave nëntokësore. Qyteti është shtëpia e më shumë se 10 milionë njerëzve dhe ndodhet në ligatinat në ishullin Java. Ajri është mjaft i ndotur, dhe Xhakarta është gjithashtu e njohur për bllokimin e trafikut.

Duke ndërtuar një kryeqytet të ri në Kalimantan lindor, qeveria shpreson të jetë në gjendje të heqë një pjesë të presionit nga Xhakarta. I njohur për xhunglat dhe popullsinë e orangutanëve, Kalimantani lindor dhe Borneo janë të pasur me minerale dhe vetëm 3.7 milionë njerëz jetojnë në provincë, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë.

Fjala “Nusantara” në gjuhën Java do të thotë “arkipelag”. Njoftimi i emrit të qytetit të ri ka ndezur gjithashtu një debat në rrjetet sociale. Disa kanë thënë se emri i ri mund të jetë konfuz pasi Nusantara është një term i vjetër Java, i përdorur në Indonezi për të treguar kombin e arkipelagut në tërësi.

Projekti vlerësohet të kushtojë 32.4 miliardë dollarë dhe do të jetë një nga më të mëdha të infrastrukturës që qeveria indoneziane ka ndërmarrë ndonjëherë.

Exit mobile version