UBT News

​Zbehen shpresat për të gjetur të mbijetuar nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit të Turqisë dhe Sirisë, tashmë ka marrë jetën e mbi 21 mijë personave. Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Shifra e re, e cila me siguri do të rritet, përfshin mbi 17 mijë e 600 njerëz të vdekur në Turqi dhe më shumë se 3 mijë e 300 në Sirinë tashmë të shkatërruar nga lufta civile. Gjithashtu, dhjetëra mijëra njerëz u plagosën.

Edhe pse ekspertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë për një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar në temperaturat e ulëta, po zbehen.

Ndërsa ekuipazhet e emergjencës dhe të afërmit e panik gërmuan nëpër rrënoja – dhe herë pas here gjenin njerëz të gjallë – fokusi filloi të zhvendosej në prishjen e strukturave të rrezikshme të paqëndrueshme. Presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan e quajti tërmetin “fatkeqësia e shekullit”.

Në veriperëndim të Sirisë, gjatë natës, të enjten më 9 shkurt, mbërritën kamionët e parë të OKB-së që nga tërmeti që hynë në zonën e kontrolluar nga rebelët nga Turqia, duke nënvizuar vështirësinë për t’u ndihmuar njerëzve atje.

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 i së hënës, kaloi numrin e më shumë se 18,400 të vdekurve nga tërmeti i vitit 2011 që shkaktoi një cunami në Fukushima, Japoni, si dhe tërmetin e vitit 1999 pranë kryeqytetit turk, Stambollit, që u mori jetën rreth 18 mijë personave.

Exit mobile version