Qeveria e Kosovës ka zbardhur agjendën shtetërore të aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Më 15, 16 dhe 17 shkurt do të ketë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë homazhe, ekspozita, si dhe aktivitete kulturore.
Po ashtu edhe nëpër komuna të Kosovës do të ketë aktivitete të ndryshme me rastin e shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë.
Kjo është agjenda e plotë:
Agjenda shtetërore e aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
17 Shkurt 2021
08:00
Ngritja Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së
(Të pranishëm u.d. Presidentja Osmani, Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe KOMFSK)
Vendi: Oborri i ZKM-së
09:00
Homazhe te varri i Presidentit Rugova
(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)
Vendi: Velani – Prishtinë
10:00
Homazhe në KompleksinMemorial Adem Jashari në Prekaz
(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)
Vendi: Prekaz – Skenderaj
10:00
Homazhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës
(Vetëm për autoritet komunale : Vendosje buqetash me lule nga autoritetet komunale )
12:00
Manifestimi qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës
(Pjesëmarrja e u.d. Presidentes së Republikës së Kosovës, SH.S.ZNJ. Vjosa Osmani dhe Kryeministrit në Detyrë Sh.T.Z. Avdullah Hoti)
Vendi: Kazerma “Adem Jashari”-Prishtinë
13:00
Ekspozita “ Jeta dhe vepra e Sali Çekut”
Vendi: Muzeu Kombëtar i Kosovës
14:00
Ndarja e çmimeve vjetore për letërsi
Vendi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
18:00
Pritja shtetërore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës (Pritje organizohet nën Patronatin e u.d. Presidentes së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani)
Vendi: Golden Imperial – Veternik , Prishtine
20:00 Koncerti recital i këngëtarit Ilir Shaqiri Vendi: Klan Kosova – Prishtine
( Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës Z.Avdullah Hoti )
Agjenda e aktiviteteve në komunat e Republikës së Kosovës:
1.Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
2.Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës.
Agjenda e aktiviteteve kulturore dhe sportive
15 Shkurt 2021
Shfaqja e filmit
17:00-19:00
‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina
Vendi : Kino ABC
16 Shkurt 2021
11:00 Ekspozitë e fotografisë së reporterit Asllan KrasniqiVendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“- Prishtinë
12:00 Loja e veteranëve të futbollit Kosovë – ShqipëriVendi: Stadiumi Fadil Vokrri – Prishtinë
17:00 Koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”
Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë
17:00-19:00
Shfaqja e filmit
‘Babai’ nga Visar Morina
Vendi : Kino ABC
19:00
Koncert festiv i Filarmonisë së Kosovës
Vendi: Salla e kuqe “Pallati i rinisë dhe sporteve” – Prishtinë
17 Shkurt 2021
10:00
Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës
Vendi: Prishtinë
10:00
Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes Vendi: Hani i Elezit
10:00 Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-PongutVendi: Prishtinë
11:00 Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike Vendi: Viti
17:00-19:00
Shfaqja e filmit
‘Zana’ nga Antoneta Kastrati
Vendi: Kino ABC
19:00 Premierë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaqja “Pamje revolucioni”, regjia Kaltërim BalajVendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë
18 shkurt 2021
19:00 Shfaqja e Baletit Kombëtar të Kosovës “Exil”Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë