Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, ka reaguar për tenderin 12 milionë eurosh për këshilla-konsulencë të shpallur nga kryetari Përparim Rama.
Shefi këtij grupi, Gëzim Sveçla në konferencën për media, tha se kjo kontratë është e dyshimtë, pasi ka kosto tejet të lartë dhe është favorizuese.
Ai tha se komuna ka shumë probleme të tjera të cilat janë më emergjente.
“Veprime abuzive siç është rasti me tenderin për konsulencë, nuk është që se kemi pritur, por jo kaq shpejt. Pra, ka keqmenaxhim dhe rezultate zero nga kryetari Rama. Janë bërë tetë muaj, për këtë periudhë dhe lajmi më i mirë është se kryetari Rama ka mbaruar mandatin 20 për qind. Kryetari Rama nuk ka as vizion dhe vullnet për t’i zgjidhur problemet e shumta të qytetarëve të Prishtinës, pra asgjë nga premtimet e dhëna nuk kanë nis të zbatohen”, tha ai.