UBT News

​VV: Nga viti i ardhshëm buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë mbi 100 milionë euro

Buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes vitin e ardhshëm pritet të jetë të jetë mbi 100 milionë euro. Kështu kanë deklaruar nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në Facebook, ku thuhet se Qeveria Kurti ka prioritet që Kosova të ketë një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale.

“Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në shkrimin e VV-së./UBTNews

Exit mobile version